Flash News

POLITIKOFF

Olta dhe Maestro të pandarë edhe pas daljes nga BBV

Olta dhe Maestro të pandarë edhe pas daljes nga BBV

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri kanë pak javë që nuk janë më banorë të “BBV2” ama ashtu si edhe brenda shtëpisë edhe jashtë saj mbështetja nga ndjekësit e tyre nuk ka munguar. Të dy kanë qenë gjithmonë afër njëri-tjetrit brenda shtëpisë dhe miqësia e tyre duket se ka vazhduar edhe jashtë dhe këtë na e kanë treguar me foto dhe video nga takimet e tyre. Së fundmi Olta ka postuar në Instagram një foto me Maestron duke shkruar një falenderim për të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe vazhdojnë t’i mbështesin edhe tashmë jashtë shtëpisë.

"Ju falenderojmë shumë për videot e bukura që na dedikoni mua dhe Maestros! Ju duam shumë!"

Edhe pse Olta ka disa javë që është larguar nga “BBV2” ende është në qendër të vëmendjes në rrjete sociale dhe shumë prej ndjekësve të saj vazhdojnë ta mbështesin ndodhta edhe më shumë pas daljes së saj. Së fundmi pas shumë kërkesave të tyre Olta u ka bërë një premtim mbështetësve të saj në rrjete sociale, ku është shprehur se shumë shpejt do të bëj një video live për ta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Të fundit