Flash News

POLITIKOFF

"Ora Verore", programi rikthehet në ekran në edicionin e tij të tretë

"Ora Verore", programi rikthehet në ekran në edicionin e tij

Një tjetër program veror ka njoftuar rikthimin në ekran. Bëhet fjalë për "Ora Verore", program qe rikthehet në edicionin e tij të tretë dhe që do të startojë në ekranin e RTV Ora duke nisur që nga 4 korriku.

Ky program vjen sërish nën autorësinë e gazetarit provokativ Ronaldo Sharka i cili është po ashtu dhe moderator, bashkë me modelen shqiptare, Feride Kuqi.

Sharka dhe Kuqi konfirmuan datën 4 korrik si nisjen e edicionit të tretë për këtë vit. Zgjerimi i territorit shqiptar do jetë po ashtu një risi i këtij emisioni, treguan moderatorët ku nuk nguruan të tregonin se në episodin e parë, Beatrix Ramosaj do të jetë pjesë e këtij programi.

Emisioni transmetohet çdo ditë tek RTV Ora në 19:00 , si dhe çdo ditë tek Ora News në 23:00.

Të fundit