Flash News

POLITIKOFF

"Rumania është ende në kohën e Çausheskut", bashkëshorti i Angela Martinit: Gruaja ime nuk flinte e as nuk hante

"Rumania është ende në kohën e Çausheskut",

Në muajin gusht u arrestua Dragos Savulescu - bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini - pas një kohe të gjatë në arratisje. Biznesmeni u arrestua në Mykonos ku edhe po kalonte pushimet me Angela Martinin dhe ai u lirua vetëm një ditë pas arrestimit pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Por së fundmi, çifti kanë dhënë një intervistë për median greke "Protothema", ku biznesmeni rumun ka thënë se e konsideron një veprim të paligjshëm kërkesën e Rumanisë duke e lidhur me kohën e Çausheskut. Ai gjithashtu theksoi se ka ndërmend të ngrejë një padi kundër autoriteteve rumune.

"Rumania është ende në kohën e Çausheskut",

"Përveç faktit që kam humbur para dhe kohë, kam vuajtur shumë nga sulmet që vijnë nga media, të cilat bazoheshin në lajme të rreme. Ajo pësoi dëmtime psikologjike, gruaja ime as nuk mund të flinte dhe të hante,"- ka thënë Dragos Savulescu për "Protothema".

"Rumania është ende në kohën e Çausheskut",

Nga ana tjetër, modelja shqiptare ka përshkruar natën e arrestimit të bashkëshortit të saj në Mykonos:

“Unë bërtisja sepse ishin veshur si qytetarë normalë dhe nuk mendoja se ishin punonjës policie. Isha në panik. Nuk dija si të ndihmoja. Ne u treguam letrat tona italiane në stacionin e policisë, por për shkak se ato ishin të shkruara në italisht dhe anglisht, ata na thanë të kalonim natën në polici."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angela Martini ???????? (@angela_martini)

“Unë mund të plotësoj një dosje në Konventën për të Drejtat e Njeriut dhe të shkruaj për akuzat e drejtësisë rumune kundër meje. Gjithçka është aq e qartë, sa kam mbledhur prova të tjera ndër vite. Nuk kam dyshim se drejtësia e vërtetë do të mbizotërojë, ne jemi në Evropë, jo në Rumani. Rumania duhet të bëhet evropiane. Vendi ende jeton në kohën e Çausheskut, ”- tha Dragos për median greke.

Burimi: Protothema

Të fundit