
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Nga titujt nuk e merr asnjëherë lajmin e plotë, por ato të japin një ide. Kështu ndodh me disa mbulime të garës presidenciale në SHBA kohët e fundit.
Ja disa tituj që bëjnë përshtypje:
"Lewis thotë se liberalët e çmendur të qyteteve po i bëjnë njerëzit në Minesota të votojnë për Trumpin.”
"Bideni shkon në Miçigan, kujton votuesit për premtimet e shkelura të Trumpit".
Titujt të tillë nuk janë shkruar as nga fushata e kandidatit Joe Biden dhe as nga ajo e rivalit të tij Donald Trump, apo nga partitë e tyre politike. Ato janë produkte të një brezi të ri faqesh interneti që e paraqesin veten si shërbime lokale lajmesh, edhe pse drejtohen nga njerëz të partive politike.
"Këto janë faqe partiake - disa të djathta, disa të majta, që hiqen si faqe lajmesh, por ajo që bëjnë është në thelb propagandë për një kandidat ose një pikëpamje politike të caktuar," thotë William Freivogel, profesor i gazetarisë në Universitetin e Ilinoit Jugor.
Në këtë vit të polarizuar zgjedhjesh presidenciale, numri i portaleve të tilla partiake që hiqen si media lokale lajmesh është gati trefishuar, në rreth 1,200, sipas Qendrës Tow për Gazetarinë Dixhitale në Universitetin e Kolumbias. Ato drejtohen nga aktivistë ose këshilltarë politikë dhe të marrëdhënieve me publikun. Ato publikojnë dhe përshtasin materiale të ndryshme, duke u dhënë një këndvështrim të ngushtë partiak.
Zëri i Amerikës u përpoq të kontaktonte disa prej tyre për intervistë, por mori përgjigje vetëm nga një person, kryeredaktori i një faqeje të themeluar nga një strateg demokrat.
Në një kohë kur politikanë të ndryshëm, duke filluar nga Presidenti Donald Trump, i përçmojnë mediat kryesore si shërbime që përhapin "lajme të rreme", studiuesit e medias shqetësohen se këto portale mund ta ndotin më tej mjedisin e informacionit, duke e bërë më të vështirë për votuesit të dallojnë faktet nga trillimet.
"Kemi parë në disa raste faqe lajmesh që mbijnë papritur, duke përdorur emrin e ndonjë gazete që ka falimentuar kohë më parë", thotë Philip Napoli, profesor i Universitetit Duke, i cili ka trajtuar në shkrimet e tij faqet partiake të mediave. "Kemi patur një faqe interneti këtu në Karolinën e Veriut që ishte qartazi dezinformuese. Ajo merrte shkrime për ngjarje që kishin ndodhur vite më parë në shtete krejtësisht të ndryshme dhe i rishkruante ato sikur të kishin ndodhur këtu."
Mbushja e zbrazëtisë
Në tregun mediatik amerikan ekziston një zbrazëti e madhe përsa i përket pasqyrimit të qeverive dhe lajmeve lokale. Në SHBA kanë mbyllur më shumë se 1,800 gazeta që nga viti 2004, sipas shifrave të publikuara nga Pew Charitable Trusts. Shumë gazeta të tjera janë shndërruar në hije të vetvetes së tyre të mëparshme, me më pak reporterë dhe më pak mbulim. Faqet e reja të internetit shpresojnë ta plotësojnë këtë boshllëk, por pa ekuilibrin ose paanshmërinë tradicionale.
Edhe pse prej kohësh ka pasur media me orientim ideologjik, si Mother Jones nga e majta, për shembull, apo Wall Street Journal nga e djathta, ato i bënin të qarta prirjet e tyre dhe gjithmonë duke ruajtur pavarësinë e lajmeve si dhe një farë distance nga partitë politike.
Portalet e reja jo gjithmonë i thonë hapur prirjet e tyre, madje as pronësinë e tyre të vërtetë. "Nëse ata nuk shesin lajme të bazuara në fakte, atëherë çfarë shesin?" pyet Anne Nelson, autore e librit Rrjeti Hije: Media, Paraja dhe Qendra e Fshehtë e së Fjathtës Radikale. “A përpiqen ata të pasqyrojnë edhe palën tjetër? A është ky raportim i bazuar në fakte? A e vrasin mendjen ata kur i paraqesin faktet gabim?” pyet ajo.
Studiuesit në Qendrën Tow zbuluan se shumica e këtyre portaleve drejtohen nga rrjete me lidhje ose prirje konservatore, por edhe e majta po hyn në lojë. Courier Newsroom, themeluar vitin e kaluar nga strategia demokrate Tara McGowan, drejton tetë portale, kryesisht në shtetet që konsiderohen si fushë beteje për zgjedhjet presidenciale.
Lindsay Schrupp, kryeredaktore e Courier Newsroom, nuk e fsheh qëllimin.
"Shumë njerëz nuk e kuptojnë plotësisht se ekziston një infrastrukturë shumë e fuqishme mediatike e krahut të djathtë që mbush boshllëkun [e lajmeve lokale] duke përdorur propagandën e djathtë", thotë ajo. "Askush tjetër nuk po bën përpjekje të qëllimshme për të luftuar kundër dezinformimit të krahut të djathtë."
Disa nga këto faqe kanë pak lajme origjinale. Këto janë portale të ashtuquajtura “pink-slime”, për të përdorur termin amerikan, që do të thotë se një pjesë e përmbajtjes së tyre krijohet automatikisht. Ato i ribotojnë deklaratat për shtyp drejtpërdrejt, pa sjellë gjykime editoriale për informacionin nga qeveritë lokale ose burime të tjera të interesuara.
Megjithëse faqet mbajnë emrat e qyteteve ose shteteve që thonë se mbulojnë, shumë prej tyre janë në fakt klone që publikojnë shkrime identike. Të tjera gjenerojnë përmbajtje që është origjinale, por me natyrë mjaft partiake, duke publikuar shkrime të njëanshme, duke brohoritur për njërën parti dhe sharë tjetrën.
Kur Presidenti Trump u shfaq në Miçigan kohët e fundit, një faqe konservatore e njohur si Sheshi Qendror publikoi një shkrim, ku përmendej "turma e tij e zjarrtë e mbështetësve" dhe citonte presidentin që shpallte arritjet e ve ndërsa akuzonte rivalin Biden. Mbulimi i së njëjtës ngjarje nga faqja The Gander, që i përket rrjetit Courier Newsroom në Miçigan, kritikonte Presidentin Trump për shkurtimin e fondeve për Gardën Kombëtare të shtetit, ndërsa theksonte numrin e të vdekurve nga koronavirusi dhe vinte në dukje se mbështetësit e zotit Trump ishin "kryesisht pa maska" dhe nuk praktikonin distancimin fizik.
Sheshi Qendror është një projekt i Fondacionit Franklin News. Portalet dhe rrjetet e tjera, kanë drejtues që vijnë nga grupe mendimi konservatore ose qarqe të Partisë Republikane.
Redaktorët dhe menaxherët e këtyre portaleve si dhe persona të tjerë nuk iu përgjigjën kërkesave të Zërit të Amerikës për komente ose intervista.
Tradita amerikane
Gjatë një shekulli pas themelimit të SHBA, shumica e gazetave amerikane ishin partiake, duke pranuar patronazhe që përfshinin kontrata qeveritare për shtypjen e tyre. Nganjëherë ato kishin fjalët "republikan" ose "demokrat" si pjesë e titujve të tyre.
Shtimi i gazetave që kushtonin lirë të stilit tabloid nga mesi i viteve 1800 dhe sidomos dalja e shërbimeve elektronike të lajmeve, të tilla si Associated Press, ndikoi që gazetarët të bëheshin më neutralë, sepse tani ata i shërbenin një tregu më të madh, ku nuk kishte më nevojë të ishe partiak.
Në 15 e ca viteve të fundit, aktorët partiakë janë përpjekur të ringjallin modelin e vjetër.
Gjatë mandatit të tij si guvernator i shtetit Indiana, Zëvendës Presidenti Mike Pence flirtoi me idenë për të nisur një potal shtetëror lajmesh, por u tërhoq pas kritikave. Kur republikani Bruce Rauner ishte guvernator i shtetit Ilinois, aleatët e tij drejtonin një rrjet portalesh dhe radio stacionesh që mbështesnin politikën e tij, ndërsa paraqiteshin si të pavarur. Rauner përfundimisht u nda nga ky grup.
Gjysma e të 3,143 qarqeve të vendit tani kanë vetëm nga një gazetë, sipas Fakultetit Hussman të Gazetarisë dhe Medias në Universitetin e Karolinës së Veriut ndërsa 200 qarqe nuk kanë asnjë. Kjo ka krijuar të ashtuquajturat "shkretëtira të lajmeve" dhe një ndjenjë "dëshpërimi" në biznesin e gazetarisë, thotë autori Nelson.
Faqet partiake thonë se po përpiqen të mbushin pikërisht këtë zbrazëti informacioni. Metric Media, për shembull, thotë se synon të mbushë "zbrazëtinë në rritje në lajmet lokale dhe të komunitetit pas shumë vitesh mosinvestimi në raportimin lokal".
Zonja Nelson thotë megjithatë se portale të tilla po përpiqen më shumë për të shfrytëzuar sesa mbushur boshllëqe të tilla.
"Problemi është se njerëzit në këto qytete që mund të mos duan të paguajnë për lajme mund t'u drejtohen atyre dhe të mashtrohen nga lloji i informacionit që marrin," thotë ai. "Nëse përdor vetëm syzet partiake, kjo nuk të jep domosdo tablonë e plotë."
Gazetarët lokalë me të cilët kontaktoi Zëri i Amerikës nuk po u kushtojnë shumë vëmendje këtyre portaleve si konkurentë seriozë. Disa redaktorë gazetash madje thanë se as që ishin në dijeni të ekzistencës së këtyre portaleve./VOA
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29