Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Administrata Trump ua ka ndaluar udhëtimin në Shtetet e Bashkuara atyre që vijnë nga Brazili, ku rastet e koronavirusit kanë qenë në rritje.

■ Shefi i një laboratori qeveritar në Wuhan i quajti pretendimet e administratës amerikane, që pandemia e koronavirusit kishte origjinën atje, të pabazuara dhe "fabrikim i pastër". Ai foli në mediat shtetërore kineze.

■ Udhëheqësi i Çeçenisë Ramazan Kadyrov, një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, është shtruar në spital me simptoma të mundshme të koronavirusit, thonë agjensitë e lajmeve shtetërore.

■ Gjyqi izraelit anti-korrupsion kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu me akuzat e ryshfetit, shkeljes së besimit dhe mashtrimit filloi të dielën dhe pritet të zgjasë një vit ose më shumë. Nëse dënohet, ai mund të përballet me vite burg.

■ Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un mblodhi organin më të lartë qeverisës ushtarak të vendit për të përshkruar "politikat e reja për rritjen e mëtejshme" të kapaciteteve të tij bërthamore dhe promovimin e zyrtarëve të armatimeve - veprimtaria e parë publike e raportuar nga media shtetërore e Veriut në tri javë.

■ Armëpushimi në Afganistan: Talibanët dhe qeveria afgane kanë njoftuar një armëpushim tri-ditor për Bajramin, festa fetare islamike që filloi të dielën në Afganistan.

■ Kryeministri Boris Johnson i rezistoi thirrjeve për të pushuar këshilltarin e tij më me ndikim, Dominic Cummings, pas raportimeve se ai kishte shkelur rregullat e karantinimit. Cummings kishte udhëtuar rreth 260 milje drejt shtëpisë së prindërve në Anglinë Veriore edhe pse ishte i infektuar me koronavirus.

■ Presidenti Trump po u bën presion zyrtarëve për të lejuar kongregacionet kishtare - një hap që vendet e tjera kanë ndërmarrë tashmë, ndonjëherë me keqardhje. Në Gjermani, për shembull, ku institucionet fetare janë rihapur prej javësh, 40 besimtarë rezultuan pozitivë me Covid-19.

■ Vendet e tjera po i heqin kufizimet e kongregimit fetar këto ditë. Një gjykatë në Francë urdhëroi qeverinë të lejojë shërbimet fetare me një person, duke u bërë një nga vendet e fundit në Europën Perëndimore që rihap kishat, xhamitë dhe sinagogat.

■ Shumë italianë të papunë po u kthehen punëve bujqësore të gjyshërve të tyre pasi 150,000 punëtorë sezonalë nga Rumania, Polonia dhe India nuk kanë mundur të hyjnë në Itali për shkak të pandemisë së koronavirusit.

■ Mijëra demonstrues vërshuan në disa nga lagjet më të ngarkuara të Hong Kongut të dielën në mobilizimin më të madh prej muajsh. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, spray dhe ujë. Protesta theksoi zemërimin e banorëve pasi Pekini të premten propozoi ligje të reja të sigurisë që do të forcojnë kontrollin mbi Hong Kongun.

Politiko.al

Të fundit