Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Huthët, milicia e mbështetur nga Irani që kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit verior, ka përzënë migrantët afrikanë nga territori i tyre nën forcën e armëve gjatë tre muajve të fundit, duke i fajësuar ata për përhapjen e koronavirusit. Mijëra janë hedhur në shkretëtirë pa ushqim dhe ujë.

■ Italia raportoi numrin më të ulët të vdekjeve ditore të shtunën që nga fillimi i marsit.

■ Një studim i pabotuar ende sugjeron se koronavirusi i ri ishte i pranishëm në ujërat e zeza në Barcelonë, Spanjë, në Mars 2019, duke sfiduar potencialisht afatet kohore të patogjenit. Por ekspertë të pavarur kanë dyshuar te ky pretendim dhe thonë se studimi ishte i gabuar.

Wirecard: Hetuesit ende po përpiqen të kuptojnë se si një prej kompanive më prestigjioze në Gjermani pësoi kolaps. Auditorët e saj thanë javën e kaluar se ndërmarrja ishte angazhuar në mashtrime, por skeptikët kishin kohë që vinin në dyshim të ardhurat në mbarë botën të kompanisë.

Fushata në ShBA: Anketat tregojnë se Presidenti Trump po humbet mbështetjen midis një grupi dikur besnik - votues të moshuar të bardhë - të cilët janë të zemëruar me partinë Republikane dhe po mbështesin kryesisht Joe Biden në gjashtë shtetet më të rëndësishme elektorale.

Rusi: Kirill Serebrennikov, një nga regjisorët më të shquar të Rusisë, u dënua të premten me një akuzë përvetësimi që u pa gjerësisht si e prodhuar për të justifikuar një goditje ndaj teatrit të pavarur.

Gay pride: Festimet e këtij vit u ndërprenë nga shqetësimet për koronavirusin, por Tajvani, i cili e ka kontrolluar shpërthimin e tij, ishte në gjendje të zhvillojë një procesion të dielën.

Zgjedhjet në Poloni: Presidenti Duda, nuk arriti të sigurojë shumicën në zgjedhjet e para me distancim shoqëror në Europë. Do të ketë një balotazh më 12 korrik. Pjesëmarrja ishte e lartë dhe votuesit mbanin maska, sollën lapsat e tyre dhe prisnin në rreshta me distancë 1.5 m.

Zyrtarët e inteligjencës së ShBA në Afganistan paralajmëruan eprorët që në janar për dyshime se rusët paguanin talebanët për të vrarë trupat amerikane në Afganistan. Gjetja e sasive të mëdha të parave dhe hetimi i militantëve të kapur ndihmuan në përcaktimin se rusët kishin paguar.

Numri i rasteve me koronavirus në të gjithë botën ka arritur në 10 milion, dhe numri i vdekjeve kaloi 500,000 të dielën, me infeksione të përditshme të përshkallëzuara në SHBA, Indi dhe Brazil.

Të fundit