Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Mirëmëngjes! “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected] ■ Nga Topalli te ‘opozita parlamentare’, cilat janë forcat e reja politike që pritet të garojnë në zgjedhjet e 2021-shit. ■ Ka një vend në Shqipëri ku Yuri Kim i ndalohet të shkojë: Lazarati/ Thirrja për amerikanët: Mos u afroni, nuk iu ndihmojmë dot (Dokumenti) ■ U vranë brenda 9 ditësh nga dy vrasës me pagesë, zbardhen vrasjet e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan. Policia: Dy autorët e arrestuar, vrasës me pagesë, Runaj u qëllua 27 herë me thikë. ■ Pas zvarritjeve në Shqipëri, një investim që kushton 26 mln euro mund të zhvendoset në Maqedoninë e Veriut. Administrator i kompanisë Aquatiq, që ka mbështetje gjermane dhe është më i madhi i këtij lloji në Ballkan, nuk po realizohet në Shqipëri, për shkak të burokracive. ■ Një video e qarkulluar në rrjetet sociale, ku pretendohet se pjesëtarë të xhandarmërisë së Serbisë kanë hyrë në fshatin Karaçevë, të Kamenicës, që ndodhet në afërsi të zonës kufitare me Serbinë ka alarmuar autoritetet në Kosovë. ■ Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin nga Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi mbi transmetimin e covid-19 në shkolla. ■ Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë zbuluar 124  raste te reja me COVID-19, ndërsa 4 persona kanë humbur jetën në Shqipëri. Të lidhura: Mbi 10 mijë të infektuar në Kosovë, bilanc i përkeqësuar në Kosovë me 190 raste të reja dje dhe 12 viktima. Në total të infektuar që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë, janë 10.059 persona.

■ Planet për ceremoni celebrimi në anijen e Rojës Bregdetare, i kushtuan vendin e punës zv.komandantit të Forcës Detare. Xhaçka shkarkon nga detyra Artur Meçollarin.

Të fundit