Plane për ceremoni celebrimi, shkarkohet nga detyra Zv. Komandanti i Forcave Detare

Është shkarkuar sot nga detyra, Artur Meçollari, zv. komandanti i Forcave Detare. Lirimi i tij nga detyra është bërë me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Shkarkimi i Meçollarit nga detyra ka ardhur për shkak se po përgatitej zhvillimi i një ceremonie celebrimi të fëmijës së një ish-ushtaraku, në anijen e Rojes Bregdetare.

Në vendin e tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së.