Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Kryeministri Rama bën me dije se së shpejti do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve në Vlorë. Projekti për krijimin e një muzeu bashkohor që dëshmon mikpritjen e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive, pritet të kthehet në atraksion turistik.

█ Një i ri është gjetur i vdekur në rrugë në Shkodër. Viktima, i identifikuar si Gjin Ndoji,  humbi jetën pas një goditjeje me plumb në kokë. 27-vjeçari ishte person me precedentë të mëparshëm penalë, dy pistat kryesore të hetimit mbeten gjakmarrja dhe veprimtaritë e paligjshme. Gjatë hetimeve policia ka zbuluar një mjet tip “Benz” të djegur rreth 1 km larg vendit të krimit, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.

█ Covid-19 i merr jetën skulptorit të njohur, Arben Bajo, i njohur për 'rikthimin' e Vaçe Zelës në vendlindje, në Lushnjë. Artisti ishte shtruar në spitalin Infektiv ku prej disa ditësh ishte i intubuar. Të shumta kanë qenë reagimet e familjarëve, studentëve dhe miqve.

█ “1,3 miliardë euro ‘shqiptare’ investohen në Maqedoninë e Veriut”, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku tregon shkakun: Klimë mbytëse për biznesin në Shqipëri

█ U h shorti për turin e parë kualifikues në Champions League, ku Tirana do të ketë kundërshtar ekipin gjeorgjian, Dinamo Tbilisi. Nëse fitojnë kalojnë në raundin II të Ligës së Kampioneve, ndërsa në rast humbje, do të kalojë në raundin II të Ligës së Europës.

█ Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID, 6 të infektuar, ndërkohë që numri i rasteve të reja është 136. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë. 

Të fundit