Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Xhuvani: La pas një trashëgimi të jashtëzakonshme

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur, Gjergj Xhuvani.

Meta e quan një humbje të madhe për artin, ikjen para kohe të regjisorit.

“Trashëgimia e lënë pas, do të mbahet mend dhe do të nderohet nga të gjithë”-shkruan Meta.

Reagimi i plotë

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!

Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.

I përjetshëm kujtimi i Tij!

Të fundit