Flash News

KRYESORE

Presidentja e KE shprehet se BE është përkrah shqiptarëve: Me dhembshuri dhe me veprim

Presidentja e KE shprehet se BE është përkrah shqiptarëve:
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur se ka komunikuar me kreun e shtetit të Shqipërisë, Edi Ramën, dhe thotë se Bashkimi Evropian është në krah të shqiptarëve. Përmes një postimi që ka bërë në Twitter, ajo është shprehur se ka respekt për qytetarët shqiptarë pasi kanë qëndruar të qetë pavarësisht situatës që kanë kaluar: “Sapo fola me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim. Komisionari për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič do të udhëtojë në Shqipëri ditën e mërkurë. Unë i kam kërkuar të më mbajë të informuar rreth situatës.”

Të fundit