Flash News

KRYESORE

Prishtina nderon Dua Lipën: Vizatim mural gjigand në pallatin në mes të qytetit

Dua Lipa është një ndër këngëtaret me origjinë shqiptare që na ka bërë të ndjehemi krenarë. Me një vokal të veçantë ajo ka spikuatur në skenat botërore. Edhe pse ka lindur në Londër, Dua bën vizita të shpeshta në Kosovë,  pasi prindërit e saj janë prej andej.

Së fundmi këngëtarja ishte në Kosovë për realizimin e festivalit “Sunny Hill” dhe bëri të mundur që emri i vendit të saj të dëgjohej në të gjithë botën.

Si një shpërblim në nderim të saj, Prishtina ka menduar të vendosë një mural gjigant në një nga pallatet më kryesore në qytet.

Fotoja e saj është vizatuar përballë Prokurorisë së Shtetit, përkatësisht në sheshin “Edit Durham”.

Të fundit