Flash News

KRYESORE

Pronat/ Përfaqësues të PD takohen me delegacionin e ‘Venecias’ në Tiranë: Qeveria shkel të drejtat e pronarëve që nga 2013-ta

Përfaqësues të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi kanë zhvilluar një takim sot me delegacionin e Komisionit te Venecias, i cili ka mbërritur prej ditës së djeshme në Tiranë, lidhur me çështjen e pronave.

Pas takimit, zyrtarët e PD zbardhën takimin me delegacionin e huaj, duke ua bërë të qartë se ligji për pronat në Shqipëri është antikushtetues.

Tabaku: Sapo përfunduam një takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias që kanë ardhur për të bërë një analizë mbi çështjen e pronave në Shqipëri.

Problemi është shumë kompleks por 6 vitet e fundit ka patur përkeqësim dhe shkelje të të drejtave të njeriut, jo vetëm si një prioritet i BE, e drejta e pronës për tu respektuar, por ajo me shumë rëndësi është një e drejtë e njeriut që është shkelur.

Nuk  është e re historia e kësaj qeverie, e nisur që në kohën kur ishte kryetar bashkie,  ne diskutuam në detaje çfarë ka ndodhur që nga 2013-ta e tutje, duke nisur me ligjin e korporatës së investimeve, që janë ligje qartazi që bien ndesh me të drejtën e pronarëve, duke vijuar me Kadastrën, të drejtën që ka patur Këshilli Bashkiak për të marrë vendime mbi pronat me shumicë të cilësuar dhe që i është hequr javën e fundit, diskutuam dekretin e presidentit për kadastrës, një institucion i ri që në gjykimin tonë merr funksione të reja që nuk i takojnë këtij institucioni dhe kryeministrit për të vendosur mbi kufijtë e pronës, të drejta që i ka vetëm gjykata.

Po kalojmë në nivel të ri. Qeveria nga 2013 po shkel të drejtat e pronarëve dhe harton ligje që krijojmë norma të paprecedenta. Kjo çështje është pjesë e kritereve për negociatat, por shqetësimi ynë mbetet e drejta për pronarin.

Ne shfaqëm vizionin e PD për pronën, diskutuam mundësinë si mund të zgjidhet dhe që prona është e patjetërsueshme, dhe atë të drejtë nuk e merr askush, as Edi Rama

Bylykbashi: Ne Shpjeguam themelin e këtij mekanizmi djallëzor që ka futur Rama në raport me të drejtën e pronarëve për të marrë pronën e tyre.

Ka vite që qeveria nuk kthen prona, nuk kompenson. I gjithë procesi që bllokoi kthimin e pronave, vënë pikëpyetje titujt ekzistues pronarëve, që përmes këtyre mekanizmave ta marrë pronën e tua japë oligarkëve, sikur të kjo të jetë interes publik.

U bëmë të qartë që eliminimi i gjykata Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve është i qëllimesh në kuadër të këtij mekanizimi, që pronarë të mos kenë mundësi të ankohen në gjykatë. PD kthehet në pushtet, këto ligje në dëm të pronarëve do të zhbëhen.

Takimi nga Hotel Tirana 

Të fundit