Flash News

KRYESORE

Protesta e banorëve tek Astiri, a po tenton kryebashkiaku gojëkyçur t’ia delegojë Ramës koston elektorale?

Protesta e banorëve tek Astiri, a po tenton kryebashkiaku

Banorët e zonës së njohur si ‘Astiri’, në Tiranë prej disa ditësh po protestojë për shembjen e banesave të tyre. Bëhet fjalë për 300 objekte, banesa dhe biznese, të cilat preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Ata thonë se u është lënë vetëm dy javë kohë për t’u larguar teksa shprehen se jetojnë prej vitesh aty dhe se kanë edhe dokumentet nga Hipoteka. Banorët kanë kundërshtuar gjithashtu dhe dëmshpërblimin e caktuar.

Por në gjithë këtë situatë, e cila vazhdon prej disa ditësh, ajo që ka tërhequr vëmendje është heshtja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit, i cili flet për çdo gjë, nga pemët tek biçikleta, kopshtet dhe mensat sociale, nuk ka bërë asnjë koment për atë se çfarë do të ndodh me ata banorë.

I vetmi që është shfaqur në media si përfaqësues i bashkisë, është nënkryetari Mazniku, i cili doli në një konferencë së bashku me drejtuesit e disa institucioneve për të garantuar se projekti do të bëhet pavarësisht kundërshtimeve.

Por pse Veliaj, i cili në këtë fazë po shfaqet në çdo njësi në të ashtu quajtura dëgjesa publike heziton të flasë për shqetësimin e këtyre banorëve?

Duket se kryebashkiaku i druhet kostove elektorale që mund të marr, pak muaj para zgjedhjeve vendore. Dhe përmes heshtjes, Veliaj kërkon ta delegojë të gjithë vëmendjen e krijuar për këtë çështje tek qeveria.

 

Të fundit