Flash News

KRYESORE

"PS e bëri Kushtetutën siç donte vetë", Murati: Ndryshimet e fundit dëmtojnë PD; Opozita duhet të bëjë shumë më tepër

"PS e bëri Kushtetutën siç donte vetë", Murati:

Për Erl Muratin,miratimi në mënyrë të njëanëshme i ndryshimeve kushtetuese në 30 korrik është thjesht një puç nga ana e shumicës.

Ndërsa shprehet se edhe Vladimir Putin i kreu ndryshimet me referendum, Murati shprehet se një gjë e tillë nuk ishte parë e dëgjuar në 30 vite pluralizëm politik në Shqipëri.

Më tej, kryeredaktori i “Gazeta Shqip” është ndalur për të komentuar zhvillimet e fundit politike brenda PD-së, ndërsa tregon se kjo duhej nisur që herët.

Referuar listave, Murati shprehet se “po ato janë të hapura, por çështja është se çfarë do të serviret.” Sipas Muratit, PS e bëri Kushtetutën siç donte vetë dhe ndryshimet e fundit dëmtojnë Partinë Demokratike.

“PD ka mbi 7 vite në opozitë, do duhej ta kishte nisur një proces dialogu më herët, por nuk është kurrë vonë. Duhet parë nëse kjo gjë do të realizohet, apo do të mbetet thjesht propagandë. Edhe më herët është folur në PD që kandidatët do t’i zgjedhë baza e partisë, por nuk ka ndodhur kështu. Pra, si Rama, Basha, etj flasin në emër të popullit, por i marrin vendimet vetë. Por dy njerëzit më të rëndësishëm në politikë, si Rama edhe Basha nuk kanë ardhur si propozim i bazës. Kështu që më duket pak propagandë që vazhdojnë i mbushin mendjen publikut se janë të hapura. Ato janë të hapura, por cështja është se cfarë do të servirin.

Ndryshimet e fundit dëmtojnë Partinë Demokratike. Në këtë klimë nuk parashikoj asgjë të mirë për PD. PS e bëri Kushtetutën ashtu sic e donte vetë. Do të ishte normale që të kishim koalicione parazgjedhore, pasi do të ishte deformim i sistemit dhe degjenerim kandidimi i partive të vogla nën siglën e PD apo të PS. Opozita duhet të bëjë shumë më shumë se c’po bën që të jetë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Opozita duhet të mposhtë atë hendek të madh që ka me PS, të paktën PD”, u shpreh Murati për rubrikën “Opinion” në Neës 24.

Të fundit