
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Alfred Lela
Partia Demokratike, nëpërmjet një zyrtari të lartë, e përgënjeshtroi një lajm që qarkulloi në fillimjavë në disa media, përfshirë edhe Politiko, megjithëse ne e kishim të konfirmuar me burime të sigurta. Lajmi gjeneronte frikë për shpresat opozitare, duke qenë se Amerika, miku dhe partneri më i madh i Shqipërisë, një fuqi që në qarqet e djathta shihet me nderim dhe simpati, edhe kur agjendat e të dy palëve nuk përputhen, po shfaqej hapur në krah të qeverisë dhe të Ramës.
Në këtë kontekst qarkullimi i një lajmi të pakonfirmuar zyrtarisht nga Ambasada (kur ata nuk e mohojnë janë duke i pranuar vërtetësisë), sipas të cilit Daniel Koski, zv/ shefi i Misionit, gjatë një vizite blic në zyrat e Bashës dhe Kryemadhit i kishte paralajmëruar se, nëse opozita dhe mbështetësit e saj ushtrojnë dhunë më 30 qershori dhe në pararendje të tij, Departamenti i Shtetit do t’i klasifikonte partitë e tyre si ‘organizata të dhunshme’.
EUReporter e përsëriste të mërkurën këtë ‘variant amerikan’ duke iu referuar edhe Koskit, ‘amerikanit misterioz’, por edhe një burimi diplomatik në Tiranë. Të enjten pasdite, pak orë pas daljes së presidentit Meta me një datë të re zgjedhjesh, Mathew Palmer, krejt ndryshe nga mbiemri, nuk sillte një palmë, por një thikë në brinjët e përpjekjes opozitare, duke njohur jo 13 tetorin e Metës, por 30 qershorin e Presidentit si datë zgjedhjesh.
Të djathtët i has ngado duke pyetur të hutuar ‘pse po na e bëjnë këtë amerikanët?”. E shohin si ‘tradhti’ këtë kalim të amerikanëve në krahun e ‘të kuqve’, megjithatë e kafshojnë gjuhën.
Po pse Ëashington-I, si përmes zyrarëve të Departamentit të Shtetit, ashtu edhe atyre në Ambasadë, nuk ka lëshuar asnjë fije pe sa i takon zgjedhjeve dhe mbajtjes së tyre më datë 30 qershor? Edhe vetë socialistët nuk besojnë aspak se amerikanët e duan kaq shumë Ramën, sa nuk duan të shohin t’i hyjë gjemb në këmbë.
Nuk ka sekret te fakti se amerikanët i bëjnë punët me qeveritë, jo me opozitat. Këto të fundit janë gjithmonë partnerë-në-pritje të cilëve u duhet që të kalojnë gjithashtu ‘provën amerikane’. Përtej pragmatizmit ritual Washington-i ka edhe shtysa të tjera: së pari, rreziku i përhapjes së precedentit në vendet e tjera ballkanike, nëse i jepet vistoja një date zgjedhjesh alternative. Së dyti të mos harrohet një prani gjeopolitike shtesë dhe e rëndësishme, kampi i muxhahedinëve iranianë. Një trazirë politike dhe sociale do të ekspozonte rreziqe të paparashikuara për praninë e aleatëve anti-ajatollahë, që kanë bërë strehë në Manzë të Durrësit. Të mos harrojmë se kryeministri e pat akumuluar një bonus me amerikanët kur përzuri dy diplomatë të lartë të Ambasadës së Iranit.
Me të drejtë, dikush mund të mendojë se Rama ka humbur po aq pikë në ëashington, kur e shpalli, asokohe kandidatin Republikan për president, Donald Trump si ‘turp të qytetërimit’. Kush mund të thotë se, shumë në Washington dhe sidomos në Departamentin e Shtetit, nuk mendojnë ashtu si Rama, edhe sot e kësaj dite?
Pa dyshim, kali më i madh ku amerikanët e kanë vendosur bastin e tyre është reforma në drejtësi. Paradoksalisht, kryeministri e ka mbështetur këtë sponsorizim amerikan, edhe pse shumë ngulmojnë se ai do duhej të ishte koka e parë e rënë nën ndëshkimin e drejtësisë së re. Sido që të jetë, amerikanët kanë gjetur te Rama një partner (gjasat janë me be në rrenë, por ky është problem i tyre) më të sigurt se te counterpart-i i tij, Lulzim Basha. Shefi i opozitës në terminologjinë politike amerikane do të quhej flip-flopper, pra një njeri që 'ndërron mendje' apo, ne një kuptim më shqiptar, nuk e mban fjalën.
Basha e pat marrë një bonus para dy vitesh, kur ai e radikalizoi skenën politike, u fut në çadër, kërkoi me ngulm rrëzimin e qeverisë, ia arriti të marrë gjysmën e saj, e me radhë. Dora amerikane u shtri drejt Bashës duke prodhuar për të një pakt që e bëri të dukej fitues liderin e ri të opozitës.
Tani që Basha është vënë në rolin e vjetër të boy who cried wolf (ujku, ujku…), amerikanët nuk duan të dëgjojnë më. Ata ia kanë dhënë pass-in Bashës njëherë, një ekzigjencë që e kanë përdorur për të gjithë liderët politikë shqiptarë.
Ne duhet t’i gjykojmë për të gjithë njëlloj.
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29