Flash News

KRYESORE

Publikohen këngët konkurruese të "Fest 58", Besa mbështet Elvanën: Është kaq rrëmbyese

Publikohen këngët konkurruese të "Fest 58", Besa

Sot po publikohen një nga një këngët e "Fest 58", festival që përcakton dhe përfaqëso Shqipërinë në Eurovizion 2020.

Elvana Gjata është dhe një nga emrat që është komentuar gjatë për pjesëmarrjen e saj në këtë festival. Këngëtarja shqiptare ka një kohë të gjatë që nuk ka marrë pjesë në festivale dhe shihet si një ndër pretendentet për të fituar këtë festival.

Kënga ka vetëm pak minuta që është publikuar dhe ka marrë mbështetje masive nga fansat e saj. Ajo që e mbështet publikisht në radhët e artistëve, është Besa. Përmes një postimi në Instagram, Besa shkruan:

“Kanarina e shpirtit Elvana Gjata. Sa shqiptare, sa moderne, sa e dashur, rrëmbyese kjo këngë."

Kënga titullohet "Me tana" dhe është shumë ritmike. Në Eurovizion në përgjithësi, pëlqehen këngët ritmike dhe kanë rezultuar dhe fituese në vite të ndryshme. Elvana në këtë këngë ka dhe motive shumë tradicionale shqiptare, të ndërthurura me muzikën moderne.

Të fundit