Flash News

KRYESORE

Publikohet foto e vëllait të presidentit serb me kriminelin famëkeq të Mitrovicës

Publikohet foto e vëllait të presidentit serb me kriminelin

Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit në Serbi (KRIK) ka publikuar një foto nga takimi i Andrej Vuçiç me Zvonko Veselinoviç. I pari është vëllai i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa i dyti është një prej figurave kryesore të botës kriminale në veriun e Kosovës dhe në Serbi.

KRIK raporton se foto është bërë në vitin 2015-të, në një restorant pranë kufirit të Serbisë me Kosovën.

Veselinoviç konsiderohet edhe nga raportet e policisë dhe shërbimeve informative serbe si një prej krerëve të krimit të organizuar në Mitrovicë dhe veriun e Kosovës, me shumë ndikim në atë zonë. Ndërkohë, Andrej Vuçiç, edhe pse nuk mban post zyrtar në Serbi, influenca e tij brenda partisë SNS, është shumë e madhe.

Kjo foto publikohet në një kohë kur presidenti Vuçiç ndodhet në presion të vazhdueshëm për shkak të protestave disa mujore të qytetarëve dhe të opozitës, që e akuzojnë për autoritarizëm dhe bashkëpunim me oligarkët.

Të fundit