Flash News

KRYESORE

Pushimet në Shqipëri, Ambasada e SHBA mesazh qytetarëve të saj: Kujdes nëse vini përpara 25 qershorit, mund të ketë konfrontime

Pushimet në Shqipëri, Ambasada e SHBA mesazh qytetarëve të

Ambasada e SHBA-së në Tiranë u ka kërkuar qytetarëve të saj që kanë parashikuar të udhëtojnë në Shqipëri përpara 25 qershorit, që të tregohen të kujdesshëm për shkak të zgjedhjeve parlamentare.

Në njoftimin e ambasadës, të siguruar nga Politiko.al, thuhet se “në takimet elektorale dhe demonstratat, përfshirë ato që parashikohen paqësore, mund të ketë konfrontime pa patur informacione paraprake.”

“Ambasada e SHBA nuk është në dijeni të ndonjë thirrje direkte për dhunë apo kërcënim ndaj qytetarëve amerikanë, por ne ju inkurajojmë që të shmangni zonat e tubimeve dhe të tregoni kujdes nëse jeni në afërsi të tyre. Qytetarët amerikanë duhet të monitorojnë mediat lokale gjatë sezonit të zgjedhjeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.

Fushata elektorale ka disa ditë që ka filluar në Shqipëri dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë incident serioz, ndërsa gjuha e liderve pavarësisht sulmeve ndaj njëri-tjetrit, nuk është nxitëse për dhunë mes militiantëve.

Të fundit