Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për momentin kur u ‘tradhëtua’ nga lotët në konferencën për shtyp ku lajmëroi dorëheqjen nga posti.
“Më erdhi shumë inati për mosunitetin tonë. Ne mundemi lehtë me dalë fitues si Kosovë. Jam i mërzitur se kam kalu nëpër shumë momente të rënda. Ftesa më ka këput konopin. Kam qenë në konop që prej viti”, shpjegoi ai në emisionin “Pressing” në T7.
Në fund, ai shtoi se nëse në Gjykata Speciale nuk ka akt-akuzë të ngritur, do te kërkojë të drejtën e tij për te marrë mandatin, të cilin thotë se ia ka kthyer popullit.
“Nëse nuk kam aktakuzë të ngritur, nëse shkoj vetëm në intervistim dhe kthehem, do t’i afrohem popullit, pra peng nuk e mbaj veten as Kosovën. Nëse nuk kam aktakuzë, unë e kërkoj të drejtën me e marrë punën, sepse këtë punë ia kam kthy popullit, një ditë ia kërkoj prapë. Unë s’po bëj standarde të dyfishta. E me m’akuzu ndonjëherë unë s’kam qare pa u përgjigjë prapë, unë nuk jap dorëheqje prej qejfit, por nuk besoj që do të ketë aktakuzë më. Nisem prej asaj se s’do të kem, sepse i kam përfundu dy procese gjyqësore”.