Flash News

KRYESORE

Qëlloi gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti shqiptar

Qëlloi gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti shqiptar

Një lojëtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë. Kjo sepse, 29-vjeçari V.P ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes, 32-vjeçarin me iniciale B.L., pasi nuk ka qenë dakord për ekzekutimin të një penalltie.

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

 NJOFTIMI NGA POLICIA

Gramsh/ Informacion paraprak

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç,  banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Të fundit