Flash News

KRYESORE

Qosja tregon për sfidat e reja të qeverisë VV-LDK në Kosovë

Qosja tregon për sfidat e reja të qeverisë VV-LDK në

Akademiku Rexhep Qosja deklaroi se populli i Kosovës votoi për ndryshim në këto zgjedhje parlamentare pasi u lodh nga dështimi i pushtetarëve, që keqpërdorën pushtetin e dhënë.

Ai tregoi edhe sfidat e qeverisë së re, e cila mendon se do të krijohet nga koalicioni VV-LDK, me kryeministër Albin Kurtin.

“Sfidat e kësaj qeverie janë të mëdha. Kjo qeveri duhet të krijojë shtetin e së drejtës, kjo qeveri duhet të sigurojë që në Kosovë të sundojë ligji. Kjo qeveri ka një varg detyrash të mendësisë praktike. Ka për detyrë të bëjë beteja juridike kundër dy këqijave të mëdha, korrupsioni dhe nepotizmi. Në Kosovë nuk ka ndodhur që prej se është liruar prej pushtimit të ndëshkohet një nga milionerët politikë. Në Kosovë zotëron pseudo-kultura e mosndëshkimit të fajtorëve të lartë politikë.”, deklaroi Qosja për News 24.

Të fundit