Flash News

Rajoni

Sërish protesta masive kundër Vuçiç, radhë kilometërshe për të mbështetur studentët në Novi Sad

Sërish protesta masive kundër Vuçiç, radhë

Sërish protesta masive mbahen sot kundër Aleksandar Vuçiç në Serbi. 
Një numër i madh qytetarësh nga Beogradi dhe qytete të tjera u nisën drejt Novi Sadit për të mbështetur studentët dhe kërkesat e tyre, çka ka ngadalësuar trafikun në disa pjesë të autostradës.

Para pikës së pagesës pranë Novi Sadit, automjetet kanë mbetur në një trafik kilometrik , duke pritur në dy kolona për ’u afruar te stacioni i pagesës dhe për të hyrë në qytet.

Në orën 15:00 nisi protesta me bllokimin e të tre urave, për të shënuar tre muaj nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor dhe vdekja e 15 personave.

Në ora 18:00 bllokada do të vazhdojë në Urën e Lirisë, ku të dielën në orën 15:00 pritet të mbahet një mbledhje e hapur me qytetarët.

Të fundit