Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Rama e konsideron Evropën të plogësht, shpërndan thënien e nobelistit
Nga Brukseli, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama postoi një mesazh në profilin tij në Facebook, që reflekton ditën e lodhshme, që solli lajme negative nga Franca. Ndërsa në datën 18 tetor, vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut prisnin një përgjigje “po” për çeljen e negociatave, takimi midis kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron solli zhgënjim.
Nga Parisi, kreu i shtetit tha se si fillim BE-ja duhet që të riformësojë procesin e hyrjes në union, e më pas të vendosë për dy shtetet ballkanike.
Pak orë më vonë, kreu i qeverisë shqiptari postoi një thënie nga Octavio Paz, shkrimtar dhe diplomat meksikan, fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1990, për mënyrën se si Evropa funksiononte.
“E vetmja gjë që bashkon sot Evropën, është plogështia e saj përballë fatit.” ishte postimi i Ramës në profilin e tij në Facebook.