Flash News

KRYESORE

Rama i ashpër me deputetët në mbledhjen e PS: Kush nuk punon të largohet nga grupi

Rama i ashpër me deputetët në mbledhjen e PS: Kush nuk punon

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në mbledhje është diskutuar axhenda parlamentare. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa Rama ka dhënë disa porosi për socialistët. Duke analizuar procesin e riorganizimit të Partisë Socialiste, Rama ka mbajtur qëndrim kritik ndaj deputetëve.

Mësohet se Rama u ka thënë deputetëve se kush nuk punon duhet të largohet nga grupi i PS. Pa përmendur emra Rama ka shtuar se është e papranueshme që deputetët nuk janë pranë qytetarëve.

“Kush nuk e bën punë ashtu si duhet, të japë dorëheqjen. Kthejini PS-së, atë që i keni marrë. Do të humbasim pushtetin nëse vazhdojmë kështu”, ka deklaruar kryeministri.

Të fundit