Flash News

KRYESORE

Rama: Kush flet për Jugosllavi, mbase ka jetuar shumë gjatë në të

Rama: Kush flet për Jugosllavi, mbase ka jetuar shumë gjatë

Kryeministri Edi Rama nga Ohri i është përgjigjur të gjithë skeptikëve në botën shqiptare sa i përket krijimit të Shengenit ballkanik. Në fillim ai sqaroi se nisma midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk mund të quhet një mini Shengen ballkanik, por Shengeni i Ballkanit Perëndimor.

Më pas u ndal te zërat se ky nuk është asgjë tjetër, veçse një projekt për krijimin e Jugosllavisë së re, nga ku më shumë përfiton Serbia.

“Kush flet për Jugosllavi, mbase ka jetuar shumë gjatë në këtë vend. Unë personalisht nuk kam jetuar asnjë ditë në Jugosllavi. Kush flet për të, mbase ka kujtime, kurse unë nuk kam asnjë kujtim nga Jugosllavia.

Edhe ata që thonë për Shqipërinë e madhe e kanë gabim. Këtu po flasim për heqje të kufijve, e është diçka që pranohet edhe nga vende të tjera këtu. Është në të mirë të ekonomisë.

E mbështes këtë nismë pasi jam thjesht një qytetar evropian që nuk po bëj asgjë të re”, tha Rama në konferencë për shtyp nga Ohri.

Ai shtoi se në samitin e radhës më 21 dhjetor në Durrës, fton edhe drejtuesit e Bosnjës dhe të Malit të Zi, e po ashtu edhe të Kosovës, pasi Kosova është e barabartë me shtetet e tjera.

Të fundit