Flash News

KRYESORE

Rama takim me rrogëtarë apo qytetarë të zakonshëm? PD nxjerr emrat: Nga persona me precedentë kriminalë te drejtorët e rëndësishëm të Kukësit

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një paisje shumë të kushtueshme, zhvilloi interpelancë virtuale me qytetarët e Kukësit, ku foli për tarifën e “Rrugës së Kombit”.

Rama theksoi se për 60 ditë do të “ngrijë” tarifën si dhe do të bëhen verifikime për qytetarët të cilët udhëtojnë më shpesh në “Rrugën e Kombit” dhe që do të kenë lehtësira.

Mirëpo, Partia Demokratike ka publikuar një listë të gjatë me emrat e personave të cilët morën pjesë sot në interpelancën me Ramën dhe Gjiknurin. Nga lista konkudon se nuk bëhet fjalë për qytetarë të zakonshëm të Kukësit por për rrogëtarë; punonjës të administratës, nisur nga persona me precedentë të mëparshëm kriminalë te drejtorë të rëndësishëm të Kukësit.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës.

Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me preçedentë kriminalë.

Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.

Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij.

Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.

Jaho Hoxha - Drejtor i Postës Kukës

Agron Hoxha - Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik

Fadil Morina - Drejtoria e Shëndetit Publik

Shpresa Kërxhaliu - Nëndrejtoreshë e Gjimnazit

Manushaqe Muça - Mësuese

Afrim Hoda - OSHEE

Ledian Halilaj - Zyra Punës

Skender Ahmeti -DAR

Clirim Spahiu - Drejtoria e Transportit Rrugor

Azem Elezi -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual

Besart Tota -Drejtor i IKMT-së

 

Të fundit