Flash News

KRYESORE

Rama u thotë mirëmëngjes ndjekësve me pikturën e tij në Pallatin e Sportit të Tërmet Peçit

Rama u thotë mirëmëngjes ndjekësve me pikturën e tij

Kryeministri Edi Rama ndihet i kënaqur me punën e bërë në Pallatin e Sportit në Tepelenë, brenda ambienteve të të cilit është pikturuar imazhi i tij si basketbollist.

“Mirëmëngjes, dhe me këto dy pamje të Pallatit të Sportit të Tepelenës, një vit më parë dhe mbrëmë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në profilin e tij në ‘Facebook’.

Nga fotot e publikuara dallohet brenda sallës edhe foto e Ramës duke bërë kosh, pikturë të cilën kryebashkiaku Tërmet Peçi e ka konsideruar shumë artistike dhe sot ka marrë edhe miratimin e kryeministrit.

Të fundit