Flash News

KRYESORE

Reagimi befasues i kryebashkiakut të Tiranës për Halim Kosovën dhe Mentor Petrelën

Jo të gjithë janë në një mendje me Ramën, madje ka nga ata i kundërvihen hapur si rasti i Briken Fejzullahut, i njohur ndryshe si edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, për orët e vona të natës. Ai ka reaguar sot në lidhje me ‘listën e zezë’ të publikuar në faqen e kryeministrit Edi Rama, ku përfshihen 101 zyrtarë administrate apo dhe sistemi gjyqësor si abuzues me detyrën kundrejt shërbimeve të qytetarëve.

 Ajo çfarë i ka bërë më shumë përshtypje Fejzullahut nga gjithë kjo listë janë vetëm dy emrat, ai i Halim Kosvës , më profesion gjinekolog dhe tashmë i zgjedhur sërish deputet i PD-së për Tiranën si dhe një ndër 100 neurologët më të mirë në botë, Mentor Petrela.

Ja çfarë shkruan Fejzullahu në profilin e tij:

“Të mundohesh të përbaltësh figura të nderuara dhe respektuara, si Prof. Dr. Halim Kosova (dje) apo Prof. Dr. Mentor Petrela (sot), pasi ke emëruar Ministër shëndetësie Ilir Beqajn… kjo është, të kesh probleme serioze. Gjithsesi, Prof. Petrela i kupton më mirë se kushdo këto lloj problemesh, ndaj mendoj, se nuk do i mbajë mëri.”

Të fundit