Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Manjani: Nëse miratohet në mënyrë të njëanshme nga parlamenti monist s’mund të pranohet

Reforma Zgjedhore, Manjani: Nëse miratohet në mënyrë të

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Manjani bën apel që Kodi Zgjedhor të mos miratohet në mënyrë të njëanshme.

Në një postim në Facebook, Manjani pohoi se nevojitet një ligj zgjedhor që i fut palët në zgjedhje dhe jo ultimatume që i fut në llogore luftarake.

Reagimi i plotë

“Marrja e pushtetit me dhunë nuk pranohet! Po aq e papranueshme është edhe mbajtja e pushtetit pa zgjedhje!!!

Ndaj nuk ka shumë obsione në tryezë. Duhet një ligj zgjedhor që i fut palët në zgjedhje dhe jo ultimatume që i fut në llogore luftarake.

Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga parlamenti monist edhe sikur i florinjtë të jetë, NUK PRANOHET!

Braktisja e tryezës së konsensusit është antidemokratike, antishqiptare e antiperëndim. Nevoja për të mbajtur me çdo kusht pushtetin do ketë një fund. Edhe delet reagojnë.

Të fundit