Flash News

KRYESORE

Reporteri për Shqipërinë në grupin e PPE paralajmëron qeverinë për paketën ‘antishpifje’: Rrezik serioz për hapjen e negociatave

Reporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian David Lega ka reaguar mbi ligjin antishpifje një ditë para votimit nga kuvendi.

Në një postim në “Twitter”, David Lega paralajmëron qeverinë se nga miratimi i këtyre ligjeve rrezikohet seriozisht hapja e negociatave.

Ai argumenton se qeveria duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës.

Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE.

Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE.

Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, shkruan Lega.

Të fundit