Flash News

KRYESORE

Rikthimi i 'Spice Girls' cilësohet si një dështim, fansat largohen nga koncerti  

Rikthimi i 'Spice Girls' cilësohet si një dështim,
Pas shumë vitesh, është rikthyer grupi 'Spice Girls' në një koncert në Dublin. Përveç Victoria Beckham, vajzat e famshme kanë dhënë dje një koncert, i cili nuk shkoi siç e prisnin. Fansat u ankuan se gjatë gjithë koncertit kishte probleme me foninë. Zërat e vajzave të grupit nuk dëgjoheshin dhe disa prej fansave u larguan në mes të koncertit. Reagimet në rrjete sociale, e veçanërisht në Twitter ishin të shumta, ndërsa Mel B ka reaguar me një video në Instagram duke falënderuar fansat që ishin të pranishëm dhe u shprehur se shpreson që mos të kenë probleme me audion në koncertin e ardhshëm në Cardiff.

Të fundit