Flash News

KRYESORE

Rindërtimi nga tërmeti, Ahmetaj ju përgjigjet kritikëve: Jemi në fazë të avancuar, më thoni kur një qeveri është përgjigjur kaq shpejt?

Rindërtimi nga tërmeti, Ahmetaj ju përgjigjet kritikëve:

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit u ndal te plani qeveritar për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai sqaroi se procesi nuk ka mbetur në mes të rrugës për shkak të pandemisë.

Ahmetaj njoftoi se mbi 1000 banesa do të presin qytetarë, banesat e të cilave u shkatarruar, para datës 31 dhjetor.

Ai lavdëroi qeverinë teksa tha se ka punuar me një plan të shpejtë duke ju përgjigjur kritikëve që thonë se pandemia bëri që dëmet e tërmetit të lihen pas.

"Sot do ndaj me ju një informacion të procesit të rindërtimit.

Temperatura e verës ka rritur edhe temperaturën për debate politike. Programi i rindërtimit nuk ka mbetur në mes të rrugës. Sot jemi në një fazë të avancuar. Pas tërmetit të 26 nëntorit, në mesin e pandemisë globale që frenoi gjithë proceset ne nuk e larguam vëmendjen nga rindërtimi. Në fillim të vitit kishim 10 mijë familje nëpër çadra. Sa herë e përmendja këtë kisha dhimbje se mendoja se shumë familje ishin në të ftohtë e të nxehtë.

Ju them se do kemi mbi 1000 banesa që do preisn qytetarë para 31 dhjetorit.

Nesër kemi bashkinë e Durrësit. Dikush rrudhi buzët... Më thoni kur një qeveri është përgjigjur në një kohë kaq të shkurtër një nevoje kaq të madhe.

Unë tentoj të jem në distancë nga ana emocionale. Aty ka nxënës që presin të futen në shkollat e reja. Dje isha në një shkollë afër Rinasit. Është shembur një shkollë dhe më 26 nëntor do ketë shkollë nuk kemi shkop magjik por vullnet e fokus për ta bërë për 6 muaj", tha ndër të tjera Ahmetaj.

Të fundit