Flash News

KRYESORE

Rita Lati flet hapur: Jam materialiste? Në koncert nuk më intereson qejfi, por sa ka zarfi brenda

Rita Lati flet hapur: Jam materialiste? Në koncert nuk më intereson

Rita Lati është një nga aktoret më të njohura të humorit. E ftuar në emisionin ‘Ditë e re’ në Ora News, Rita është shprehur se është materialiste dhe se paratë janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës.

Aktorja është shenja e Virgjëreshës dhe moderatorja Dajana Shabani e ka pyetur nëse është e vërtetë që ‘virgjëreshat’vdesin për lek.

Përgjigja e saj e  Ritës ka qenë e mbushur me batuta.

“Për lekë?! Vdekt ai që nuk vdes për lekë sepse pa lek moj motër doktori nuk të thotë mirmëngjes”, tha aktorja.

Ajo është shpehur se për gjithçka në jetë ia ka dalë vetë që kur është ndarë nga babai i Rozës dhe lekët ishin shumë të rëndësishme për të për të ecur përpara.

“Sepse jemi materialiste. Kam qenë një grua që një jetë e ka çarë vetë, deri kur ishte Roza tetë vjeç kisha babin e saj, pastaj gjithë jetën për gjithçka ia kam dal vetë. Si mund të mos jem materialiste?! Unë nuk mendoj se çfarë qejfi do të bëj tek një koncert, por sa do të më japin. Më intereson ai zarfi sa ka brenda. Është respekt për punën. Ne nuk presim që sapo hapim sytë të na thotë: Çfarë dëshironi Rita sot? Por mos ka rënë ndonjë telefon që të thonë: Ke të më japësh ndonjë gjë moj motra”, tha Rita.

Të fundit