Flash News

KRYESORE

Robert Rakipllari për shpalljen ‘non grata’ të Adriatik Llallës: U bë shembull sepse ngriti zërin; përplasja me Donald Lu nuk ishte parimore

Robert Rakipllari për shpalljen ‘non grata’ të Adriatik

Kryeredaktori i gazetës ‘Panorama’, Robert Rakipllari ka deklaruar se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u shpall ‘non grata’ nga Uashingtoni sepse ngriti zërin kundër ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Në emisionin ‘Studio e Hapur’, Rakipllari theksoi se Llalla gjithsesi nuk e kishte integritetin të kundërshtonte ambasadorin Lu dhe se përplasja me të nuk ishte parimore.

“Ai e ngriti zërin prandaj u bë shembull. Nuk ka shumë zyrtarë shqiptarë që kundërshtojnë ambasadorin amerikan, prandaj u bë shembull ai. Por, Llalla nuk e kishte integritetin për të kundërshtuar. Interesi strategjik i amerikanëve për reformën në drejtësi, deri më tani nuk ka patur rezultate por unë shpresoj se do të ketë, na çon te ajo se ky kryeprokuror nuk e kishte parimore përplasjen. Ambasadorët amerikanë kanë patur akses ndaj ish-kryeprokurorëve. Çështja po të kishte integritet (Llalla), do flisnim ndryshe”, tha Rakipllari.

Fatos Lubonja kërkesë për DASH: Nxirrni provat që keni për Llallën, mos abuzonin me pushtetin. Po bashkëpunoni me Arabinë dhe Kinën

Të fundit