Flash News

KRYESORE

Rreziku ndaj infeksionit të koronavirus, si të jeni të kujdesshëm

Koronavirus është kthyer në një rrezik për jetën e njerëzve. Disa viktima janë shënuar në Kinë, ku edhe është shfaqur e përhapur ky virus dhe disa raste janë identifikuar edhe në vende të tjera.

Megjithëse Shqipëria konsiderohet si një nga vendet me rrezikshmëri të ulët që të preket nga koronavirus, "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale" ka postuar Facebook një informacion rreth këtij virusi si dhe ka dhënë këshilla se si të jemi të kujdesshëm.

Postimi i plotë në Facebook:

Koronavirus i ri (nCoV) është një lloj (shtam) i ri i koronavirusit i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.

 OBSH inkurajon të gjithë vendet të rrisin survejancën për infeksionet e rënda respiratore akute (SARI), të shikojnë me kujdes çdo model të pazakontë të këtyre infeksioneve ose pneumonisë dhe të njoftojnë OBSH-në për çdo rast të dyshuar ose konfirmuar të infeksionit me koronavirusin e ri.

👉Vendet inkurajohen të vazhdojnë të forcojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Për të mbrojtur veten ndiqni këto këshilla:👇

Të fundit