
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbërrin në Maqedoninë e Veriut varianti britanik i Covid-19, konfirmohet rasti i parë
Babai vret djalin në Prishtinë, viktima plagosi reperin e njohur shqiptar 4 vite më parë
Përgjim i ri, zakone të vjetra
Sa na kushton presidenti? Meta nxjerr shifrat, ja sa ka shpenzuar për dieta dhe bileta jashtë vendit

Presidenca ka treguar se sa para ka shpenzuar presidenti Ili Meta për bileta udhëtimi në tre vitet që ka qenë në detyrë. Vlera totale e tyre shkon deri në mbi 55 mijë euro vetëm për bileta.
Në përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve rreth shpenzimeve të tij, presidenti Meta ka dhënë sqarime të detajuara.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, nga marrja e detyrës në 24 korrik 2017, deri në gusht të vitit 2019 ka realizuar: 59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune jashtë vendit, nga të cilat 36 prej tyre me avion. Nga 36 udhëtimet me avion, Presidenti Meta nuk ka udhëtuar asnjëherë me First Class apo Charter. Presidenti ka udhëtuar kryesisht me Business Class (26 udhëtime), por edhe me Economic Class (10 udhëtime), vlera e të cilave në vite është si më poshtë:
Për vitin 2017: 7156 euro (bileta avioni)
Për vitin 2018: 24384 euro (bileta avioni)
Për vitin 2019: 24217 euro (bileta avioni)
Udhëtimi kryesisht në Business Class është zgjedhur si mundësi për udhëtim të sigurt, që garanton fleksibilitetin e ndryshimeve të itinerareve të udhëtimit për shkak të agjendës, pa paguar kosto shtesë, si dhe ka garanci të plotë në transferimin e bagazheve.
Gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019, Presidenti i Republikës ka qëndruar në total 141 ditë jashtë vendit.
Vlera totale e trajtimit financiar me dietë të përfituara për 141 ditët e qëndrimit jashtë vendit ka qenë në vlerat: 12600 euro dhe 4260 USD.
Trajtimi me dietë i Presidentit të Republikës realizohet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.870, Datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, Lidhja 1.
Nga 59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune që Presidenti i Republikës ka realizuar jashtë vendit, vlera totale e shpenzuar për akomodimin në hotel jashtë vendit nga buxheti i Institucionit të Presidentit është në vlerën 19322 euro.
Akomodimi në hotel realizohet në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.870, Datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, pika 9, gërma.
Kryesisht rezervimet në hotelet jashtë vendit janë realizuar në bashkëpunim me përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit.
Ditari politik





Të fundit

Olsian Çela mbledh prokurorët për dy vakancat në KLP, 5 kandidatë në garë
28 Janar 2021, 11:52


Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike me 25 prill
28 Janar 2021, 11:23

Ekipi i OBSH-së në Vuhan fillon punën në terren për origjinën e Covid-19
28 Janar 2021, 11:08
Vetëvaret në qeli, humb jetën i burgosuri në Peqin
28 Janar 2021, 10:51
Mutacionet e Covid-19 në Shqipëri, ISHP flet për praninë e varianteve të reja
28 Janar 2021, 10:48
Denaj bën bilancin e 2020: Tërmeti dhe pandemia, togfjalëshi i vitit që lamë pas
28 Janar 2021, 10:29
“Nuk ka shtyrje të afatit”, Çuçi: Rinovoni kartat e ID
28 Janar 2021, 10:17
Kryemadhi në Elbasan: Prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit
28 Janar 2021, 10:04

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë
28 Janar 2021, 09:26
‘Fryhet’ administrata, qeveria hap mbi 700 vende pune në prag të zgjedhjeve
28 Janar 2021, 09:25
Kryeministri Johnson: Shkollat mund të rihapen më 8 mars
28 Janar 2021, 08:56
Frontex tërhiqet nga kufiri Hungari-Serbi
28 Janar 2021, 08:43

Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë, i dyshuar bashkëshorti shqiptar
28 Janar 2021, 08:33
Biden nënshkruan urdhra ekzekutivë për klimën dhe mjedisin
28 Janar 2021, 08:22
Gjendet i pajetë në rrugë një person në Sarandë
28 Janar 2021, 08:20
Horoskopi për ditën e sotme, 28 janar 2021
28 Janar 2021, 08:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
28 Janar 2021, 08:14
