Flash News

KRYESORE

Samiti/ BE: Gjyqësori i pavarur, kusht i panegociueshëm për anëtarsimin

Samiti/ BE: Gjyqësori i pavarur, kusht i panegociueshëm për

Në Poznan të Polonisë po mbahet Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në kuadër të procesit të Berlinit.

Ajo çfarë u theksua në këtë Samit ishte fakti se qytetarët e Ballkanit janë duke lëvizur shumë ngadalë drejt Bashkimit Europian, dhe se ata nuk e shohin veten pjesë të kësaj të fundit edhe për shumë kohë.

Në Samit u tha se hyrja në familjen evropiane ka disa kushte që lidhen kryesisht me pushtetin gjyqësor.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Genoveva Ruiz Calavera, tha se asnjë vend nuk do të hyjë në BE, derisa nuk është i gatshëm për të, dhe përderisa nuk ka një gjyqësor të pavarur.

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Szymon Szynkoëski vel Sek, foli me nota inkurajuese dhe tha se shpresonte që pjesëmarrësit do të bien dakord që në tetor të fillojnë negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit