Flash News

KRYESORE

Seks online me 80 vjeçarin, shqiptaret nuk kënaqen me shumën që u jepte italiani dhe e pësojnë

Seks online me 80 vjeçarin, shqiptaret nuk kënaqen me shumën

Dy vajza shqiptare me banim në Itali janë vënë në pranga pasi kërcënuan 80 vjeçarin italian, me të cilin bënin seks online në këmbim të parave.

Sipas mediave italiane, vazjat shqiptare i dërgonin të moshuarit nga Camposampiero fotot e tyre nudo, në këmbim të një shume prej 1500 eurosh.

I moshuari u kishte dërguar gjithashtu vajzave edhe fotot e tij nudo. Ato e kanë kërcënuar italianin se po të mos u dërgonte më shumë para do t’i publikonin fotot në internet.

Pas denoncimit,  karabinierët e Camposampieros kanë vënë në pranga 23 vjeçaren S.A me banim në Vogogna dhe 27 vjeçaren P.A, gjithashtu shqiptare.

Që prej verës së vitit 2018 ato kryenin skes online me 80 vjeçarin italian duke i dërguar atij fotot e tyre lakuriq.

Pas kontrollit që bënë në shtëpinë e dy vajzave, karabinierët gjetën në telefonat e tyre edhe fotot e disa të moshuarve të tjerë.

Të fundit