Flash News

KRYESORE

Sëmundjet që shëron uji i detit

Sëmundjet që shëron uji i detit

Deti është një burim përfitimi shëndetësor, i cili parandalon dhe lufton shumë sëmundje.

Shëtitjet në breg dhe zhytjet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në gjendje të mirë.

Jo vetëm kaq, por uji i detit arrin të lehtësojë disa sëmundje.

Sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si:

Alergjitë respiratore, sinusin, astmën, rikuperimin nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, problemet e shkaktuara nga pirja e duhanit, ndikimet nga agjentë kimikë.

 Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si:

Zhvendosjet, shtrembërimet, thyerjet, artrozën, dhimbjet, osteoporozën, spondilozën, sëmundjet reumatike.

Deti zvogëlohen alergjitë e lëkurës si:

Psoriasis, ekzemën, pezmatimin e lëkurës, puçrrat në fytyrë.

Deti përmirëson:

Sëmundjet e anemisë, sëmundjet gjinekologjike, hipotiroidizmi dhe limfatizmi.

Zvogëlon ruajtjen e ujit

Uji i detit përmban një përqendrim të kripërave minerale dhe lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dheosmozës.

Eliminon kilet e tepërta

Në periudhën e plazhit, edhe pse hani më shumë humbni peshë. Kjo ndodh sepse metabolizmi funksionon mirë.

Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut

Presioni i ujit në trup, temperatura dhe lëvizja e ujit, bëjnë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.

Përmirëson tonifikimin e muskujve

Noti është një ilaç për të gjithë trupin dhe relakson muskujt tuaj duke hequr stresin. Shpërndan kontraktimet e grumbulluara dhe përmirëson lëvizjen në nyjet e bllokuara.

Të fundit