Flash News

KRYESORE

Seriali 'Koronavirusi do ta ndryshojë botën'/ Numër 9: Një mënyrë jetese digjitale më e shëndetshme

Seriali 'Koronavirusi do ta ndryshojë botën'/ Numër 9:

Sherry Turkle është profesoreshë e studimeve sociale të shkencës dhe teknologjisë në MIT, drejtore themeluese e Iniciativës MIT për Teknologjinë dhe Veten, dhe autore, së fundmi, e Reclaiming Conversation: The Power of Talk in a Digital Age.

Ndoshta ne mund ta përdorim kohën me pajisjet tona për të rimenduar llojet e komuniteteve që mund të krijojmë përmes tyre. Në ditët e para të distancimit social të koronavirusit, kemi parë shembujt e parë frymëzues. Mjeshtri i violonçelit, Yo-Yo Ma, postonte një koncert të përditshëm live të një kënge që e frymëzonte. Diva e Broadway-t, Laura Benanti, ftoi interpretues të muzikaleve nga shkollat e mesme, të cilët nuk do t’i vinin dot në skenë ato shfaqje që t’ia dërgonin asaj punët e tyre. Ajo do t’i shihte; Lin-Manuel Miranda i bashkohet fushatës dhe premton t’i shikojë edhe ajo. Sipërmarrësit ofrojnë kohë për të dëgjuar ide të reja biznesi. Instruktorët e yogës japin mësime falas. Kjo është një jetë e ndryshme ‘në ekran’ nga psh përhumbja në një video-lojë ose ‘lustrimi’ i avatarit të vetvetes. Kjo është hapja e një mediumi para bujarisë dhe empatisë njerëzore. Kjo është të shohësh brendas vetes dhe të pyesësh: “Çfarë mund të ofroj në mënyrë autentike? Kam një jetë, një histori. Çfarë u duhet njerëzve? "Nëse, duke ecur përpara, ne aplikojmë instinktet tona më njerëzore në pajisjet tona, kjo do të ishte një trashëgimi e fuqishme COVID-19. Jo veç vetëm të gjithë, por vetëm së bashku.

Të fundit