Flash News

KRYESORE

“Shefit të vogël i duhet super-imazh”, mesazhet e kreut të FRESSH për mitingun e Veliajt: Me nga 10 veta ose do merren masa

Katër vitet e Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës janë dominuar nga fiksimi i tij për të krijuar një imazh fiktiv te qytetarët, nëpërmjet mediave që transmetojnë kasetat e gatshme. Kjo konfirmohet edhe nga mesazhet që Eljo Hysko, kreu i FRESSH, u ka dërguar anëtarëve të forumit kur thekson se “shefit të vogël i duhet super-imazh nesër.”

Veliaj do të zyrtarizojë nesër kandidaturën për një mandat të dytë në krye të Tiranës dhe për këtë ka përgatitur një miting në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Hysko paralajmëron të rinjtë socialistë se nëse nuk paraqiten në miting me të paktën 10 veta të tjerë, ndaj tyre do të merren masa.

Të fundit