Flash News

KRYESORE

Shehaj në ‘Top Story’: Edhe unë i besova premtimet e Ramës, por nuk kemi pse të hedhim poshtë 4 vite të tjera

Agron Shehaj, kandidat i PD-së për Vlorën, ka theksuar në emisionin ‘Top Story’ se ministrat duhet të japin llogari për premtimet që bëjnë në fushatë dhe jo të kujtohen vetëm në kohë fushate.

“Ministrat nuk mund të vijnë të bëjnë premtime pas katër vjetesh, ata duhet të japin llogari për premtimet që nuk kanë mbajtur për katër vjet”, tha kandidati demokrat.

Shehaj u shpreh se i kishte besuar edhe ai vetë premtimet e bëra nga Edi Rama në zgjedhjet e 2013-ës, por realiteti tregoi të kundërtën. Ai tha se shqiptarët nuk duhet të hedhin poshtë edhe katër vite të tjera duke votuar për Ramën.

“Nuk mendoj se varfëria ka ardhur këtu në katër vite, është e rrënjosur thellë. Unë them që qeveria të mos bëj disa premtime, që qytetarët i besuan, unë i besova. Një politikan me këto rezultate pas 20 vitesh nuk duhet të vijë më. PS ka njerëz sa të duash. Shqiptarët duhet të vihen në kushte që të punojnë këtu. Ka ardhur koha të flasim për projekte, për programe, të flasim për modele dhe për mirëqenie. Një qeveri që nuk ka mbajtur dot premtimet nuk duhet të votohet. Nuk kemi pse të hedhim poshtë edhe 4 vite të tjera”, deklaroi Agron Shehaj.

Të fundit