Flash News

KRYESORE

Shembja e pallatit në Astir, Balla: Përpjekja e PD e dështuar, Basha donte të mbante paratë e shpronësimit

Shembja e pallatit në Astir, Balla: Përpjekja e PD e dështuar,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për aksionin e fundit të IKMT në Astir, shembjes së pallatit 6-katësh në këtë zonë për realizimin e projektit të Unazës së Re.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla është shprehur se përpjekja e PD, të cilën e cilëson si “partizë”, për të penguar zhvillimin e projektit është po aq dështuese sa edhe lideri i saj.

Balla gjithashtu akuzon Bashën se donte të mbante paratë e shpronësimit madje edhe godinën.

Postimi i plotë:

Përpjekja e ndonjë parti(z)e për të penguar/vonuar zhvillimin duke ngritur kauza fake, është po aq dështuese sa lideri fake i partisë që dikur ishte partia demokratike. Flamuri i partisë në Astir u shpronësua me më shumë se 1 milionë dollarë për t’i hapur rrugë unazës së re dhe bashkë me Lulin donte të mbante edhe paratë e shpronësimit dhe godinën.

Të fundit