Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Albin Kurtit, Vjosa Osmani e LDK: Pse dola kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Shkarkimi i Albin Kurtit, Vjosa Osmani e LDK: Pse dola kundër mocionit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është ndër politikanet që guxuan të ‘dalin kundër rrymës’ dhe të votojnë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Gjatë fjalës së saj në kuvend, ajo tha se nuk do të votonte asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri.

“Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse në çastin që unë po flas, Kosova po përballet me një sfidë të madhe, virusin Covid-19. Unë nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN’in në qeveri. Sot në Kosovë rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit dhe përçarjes. Kjo që po ndodh sot do të mbahet mend, sikur koronavirusi”.

Po ashtu, ajo tha se ka repsketuar cdo parim të LDK-së dhe kryetarin e saj, Isa Mustafën.

“Unë e kam respektuar çdo pikë që ka vendosur Mustafa. Po e citoj kreytarin Mustafën: Ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe nuk mund ta luftojnë asnjërën e tjetrën. Ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranët e luftës. Ata duhet të shkojnë të pastrohen në lavazh e jo të qeverisin. E kisha fjalën për partitë e PAN’it”, ka cituar Osmani.

Gjithashtu, për qëndrimet e veta, Osmani tha se ka të drejtë morale të flasë në emër të elektoratit të LDK.

“Kam të drejtën e plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së. Unë e di cila është kontrata që lidhëm me qytetarët. Ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN”, tha Osmani.

Mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive opozitare për të rrëzuar Qeverinë Kurti nuk e mbështeten  të gjithë deputetët e saj.

Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nga LDK kanë votuar kundër, duke i dlaë në krah Albin Kurtit.

https://politiko.al/rrezohet-qeveria-e-albin-kurtit-82-vota-pro-mocionit-te-mosbesimit/

Të fundit