Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Metës/ Delegacioni i Venecias: E kemi krijuar një ide të qartë, raportin më 11 tetor

Shkarkimi i Metës/ Delegacioni i Venecias: E kemi krijuar një ide

Duket se takimet intensive të delegacionit të Komisionit të Venecias në Tiranë prej dy ditësh kanë krijuar një ide të qartë lidhur me situatën e krijuar, pas kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat, sot pas takimit edhe me anëtarët e Komisionit Hetimor, delegacioni tha se takimet e deritanishme kanë qenë të frytshme, konkretisht me presidentit, kryeministrin, opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare, dhe se kanë krijuar tashmë një ide të qartë nëse Meta ka shkelur ose jo Kushtetutën, me shfuqizimin e dekretit për 30 qershorin.

Delegacioni nuk dha detaje lidhur me këtë ide, por tha se opinionin përfundimtar do të publikojë në një raport më 11 tetor.

Kujtojmë se mandati i Komisionit Hetimor mbaron më 8 tetor dhe në kushte të tilla, kreut të komisionit Ulsi Manja do t’i duhet ta shtyjë edhe për disa ditë mandati, deri në marrjen e opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Megjithatë, fjalën e fundit për shkarkimin ose jo të presidentit e ka vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila prej më shumë se një viti nuk është funksionale.

Të fundit