Flash News

KRYESORE

Shoqëria civile nuk braktis protestën, prej ditësh në mbështetje të qytetarëve kuksianë

Bashkë me dhjetëra protestues që gjenden prej mëngjesit para Gjykatës së Tiranë, në mbështetje të 23 protestuesve të cilët sot njihen me masën e sigurisë janë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Në këtë foto të publikuar nga politiko.al shohim që shoqëria civile nuk i ka braktisur protestuesit edhe ditën e sotme, kur pritet të jepet vendimi i parë nga drejtësia për protestuesit e arrestuar, të cilët akuzohen për “shkatërrim prone” dhe “kundërshtim të policisë” në protestën e 31 marsit, kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Të pranishëm janë Andi Tepelena, pedagogu Ervin Goci, Brizida Gjikondi etj. Ata janë bashkuar me protestuesit, deri në pritje të vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Të fundit