Flash News

KRYESORE

Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohet banesa në Vlorë

Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohet banesa në Vlorë

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në fshatin Drashovicë të Vlorës, e për pasojë një banesë është shkatërruar.

Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit R.H.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes.

Ndërsa mëngjesin e sotëm në Selenicë të Vlorës mori flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të gazit. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar çifti i bashkëshortëve.

Të fundit