Flash News

KRYESORE

Shpërthen në flakë karburanti në aksin Lezhë-Laç, plagosen gjashtë persona, njëri drejt Tiranës

Shpërthen në flakë karburanti në aksin

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një karburanti në aksin Lezhë-Laç.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar pasi zjarri përfshiu karburantin, pranë kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.

Sipas policisë, janë plagosur 6 persona nga shpërthimi i bombolës së gazit në karburant. Për pasojë, njëri prej tyre është transportuar drejt spitalit të repartit të djegies në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij më të rëndë, ndërsa 5 te plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Mbrëmë vonë, policia njofton se zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin të karburanti dhe është shmangur plotësisht rreziku i përfshirjes nga flakët i depozitave të karburantit.

Nga flakët janë dëmtuar edhe disa automjete që ndodheshin aty pranë.

Të fundit