Flash News

KRYESORE

Shpërthimi i fuqishëm rrafshon Bjerutin, mbi 100 viktima e 4 mijë të plagosur

Shpërthimi i fuqishëm rrafshon Bjerutin, mbi 100 viktima e 4 mijë
Libani është në zi pas një shpërthimi të fuqishëm në kryeqytetin Beirut , prej të cilit deri tani kanë humbur jetën mbi 100 njerëz dhe janë plagosur më shumë se 4,000 të tjerë. Po ashtu, autoritetet vendase kanë raportuar se qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas denoncimeve nga familjarët e të afërmit. I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, i cili filloi me një zjarr në portin që shpërtheu duke krijuar një “re kërpudhe” e më pas duke rrafshuar të gjithë qytetin. Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurt në një depo për gjashtë vjet. Vendi do të qëndrojë në zi për tre ditë nga e Mërkura. Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të ofrojë 100 miliardë lira (50.5 milion;; 66 milion dollarë) fonde të urgjencës. "Ajo që ne po përjetojmë është një katastrofë e madhe," tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për mediat lokale. "Ka viktima , viktima kudo". Mediat lokale treguan se njerëzit u bllokuan nën rrënoja. Një dëshmitar e përshkroi shpërthimin si shurdhuese, dhe pamjet video treguan makina të shkatërruara dhe ndërtesa të dëmtuara nga shpërthimi. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja dhe numri i vdekjeve pritet të rritet. Nga ana tjetër, guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud para gazetares shpërtheu në lot, pasi e krahasoi ngjarjen si një shpërthim i Hiroshimës. Ai tha se ekipet e zjarrfikësve të cilët kishin shkruar të shuanin zjarrin janë zhdukur. “Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave”, u shpreh Marvan Abud.

Të fundit